Transmetuar më 10-12-2017, 23:47

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ka paralajmëruar SHBA-të dhe Presidentin Donald Trump, se jo vetëm që nuk e mbështet në vendimin e tij për Jeruzalemin, por se myslimanët nuk do të ja lëshojnë atë Izraelit.

Madje Erdogan e ka cilësuar Izraelin shtet “terrorist” dhe që “vret fëmijë”.

Gjatë një fjalimi këtë të dielë Erdogan nuk i kurseu kritikat për Presidentin Trump duke thënë se “se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Donald Trump është “e pavlefshme”.

“Jeruzalemi është molla e syrit tonë, nuk do ta braktisim atë te një shtet që vret fëmijë, nuk do ta braktisim atë te një shtet okupator. Ne do të vazhdojmë luftën tonë brenda ligjit dhe demokracisë, në Stamboll do të mbledhim vendet islamike, udhëheqësit dhe krerët e shteteve. Rruga jonë do të tregojë se nuk do të jetë e lehtë për ta që të realizojnë planet e tyre”, tha Erdogan në një fjalim në qytetin turk Sivas.

Kujtojmë se vendimi i Trump për të njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izrealit ka sjellë trazira në vendet myslimane, duke parë luftën shumë vjeçare që bëhet ndaj Palestinës. (e.c/noa.al)