Transmetuar më 11-12-2017, 11:43

Një grua e cila pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me fantazma ka deklaruar se nuk do të shkojë kurrë më me meshkuj.

Ametist Realm gjatë një interviste në emisionin “ITV’s Morning Morning” tha se ka kryer marrëdhënie seksuale me 20 fantazma të ndryshme.

27-vjeçarja u shpreh se ndjeu praninë e fantazmave kur u zhvendos në shtëpinë e re me të fejuarin e saj 10 vite më parë. Ndërsa i fejuari i saj ishte jashtë, ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me ato.

Realm tha se kishte qenë në gjendje të ndjente gjithçka pavarësisht se nuk mund ta shihte fantazmën. Kur i fejuari zbuloi ‘tradhëtinë’ e saj vendosën që të ndaheshin.

Ajo tashmë thotë se nuk ka interes për meshkujt dhe shpreson që të gjejë një fantazmë të veçantë që të krijojë një lidhje stabël, duke treguar se ka pasur marrëdhënie më disa shpirtra gjatë 10 viteve të fundit.

"Ju gjithmonë do ta ndjeni ndryshimin, është e njëjtë si tek njerëzit, kanë energji të ndryshme,"-u shpreh ajo.

Ametist nuk u shqetësua nga ndikimi i zgjedhjes së saj të jetesës dhe mundësinë për fillimin e krijimit të një familje me një fantazmë. "Kjo do të ishte një gjë e veçantë për të parë një fëmijë fantazmë, ", tha ajo. Ametisti thotë se marrëdhënia e saj me fantazhin e saj të parë zgjati tre vjet para. /b.l/noa.al/