Transmetuar më 11-12-2017, 13:13

Mesditën e së dielës u përcoll për në banesën e fundit 48-vjeçari lezhjan Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

I ekzekutuar me breshëri kallashnikovi gjatë natës ende pa zbardhur e shtuna në makinën e tij, fare pranë banesës, vdekja e tij shkaktoi hidhërim të madh tek të afërmit.

Por funerali i tij do të mungonte i biri Samueli, nëse Drejtoria e Burgjeve nuk do i kishte dhënë disa orë leje.

Ai shkoi në banesën e tyre në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, për t’u përshëndetur për të fundit herë me të atin e ndjerë.

Me pranga në dorë dhe i shoqëruar nga dhjetëra force policie, ai arriti të hedhë një grusht dhe mbi arkivolin e të atit.

Me lot në sy, ai qante me dënesë “Çfarë na bërë mor babë”.

Gjatë gjithë kohës ai mbahej për krahu nga xhaxhai i tij, ish-deputeti Arben Ndoka.

Kujtojmë se Samuel Ndoka u arrestua pak javë më parë, i dyshuar lidhur me plagosjen e një simpatizanti të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit. /a.y/noa.al

Deputeti i PS i dedikon disa vargje prekëse Aleksandër Ndokës

Përcillet në banesën e fundit Aleksandër Ndoka, djali i jep lamtumirën e fundit i shoqëruar me policë

Ekzekutimi mafioz i vëllait të ish-deputetit të PS, tre pistat ku po hetohet

I vranë vëllanë, fjalët prekëse të ish-deputetit socialist për të

U ekzekutua me kallashnikov para banesës, policia sekuestron telefonat e viktimës

Ekzekutimi me armë zjarri i vëllait të ish- deputetit Ndoka, gjenden provat e para

Ekzekutimi i vëllait të ish-deputetit të PS, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Lezhë, vritet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Plagosi aktivistin e LSI në zgjedhjet e 25 qershorit, arrestohet nipi i Arben Ndokës