Transmetuar më 11-12-2017, 15:45

Tre fëmijë gjetën vdekjen si pasojë e zjarrit të rënë në shtëpi, ndërkohë një vogëlush 3-vjeçar, ndodhet në gjendje kritike.

Zjarri ra në një shtëpi në Salford të Anglisë. Policia e Manchester, deklaroi se një vajzë 14 vjeçe u deklarua e vdekur në vendngjarje, ndërsa një djalë 8 vjeç dhe një vajzë 7 vjeçe, vdiqën pak më vonë në spital.

Ndërkohë nëna e fëmijëve, ndodhjet në spital në gjendje të rëndë. Ajo është e qetë dhe nuk e di ende që fëmijët kanë vdekur, si pasojë e zjarrit të rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Katër fëmijët, nëna e tyre dhe një person tjetër u dërguan në spital pas zjarrit.

Rruga Jackson midis Algernon Road dhe Alexandra Road mbetet e mbyllur.

Aktualisht policia po heton për të zbuluar shkaqet e zjarrit. /a.y/noa.al