Transmetuar më 13-12-2017, 14:07

Mesa duket një ndër rrjetet sociale më të përdorura siç është Instagram nuk ka ndsërmend të ndalet me përditësimet e tij,.

Së fundmi ai ka shtuar një funksion të ri për të gjithë ndjekësit e tij, të ndjekin dhe "hashtag-ët.

Tashmë opsionet hashtag funksionojnë si llogari të cilat mund të ndiqen dhe sa herë të postohet një postim i ri nën hashtagun e ndjekur do dal dhe në kryefaqen tuaj.

Sipas kompanisë së instagramit kjo risi do ti ndihmojë përdoruesit të jenë të informuar dhe iu kursen kohë pasi s'kanë nevojë të kërkojnë postime të reja.

Përfaqësuesit e kompanisë shpjegojnë se për të përfituar nga ky opsion i ri mjafton ti keni bërë update instgaramit dhe ti bëni follow hashtagut tuaj të preferuar. /b.l/noa.al/