Transmetuar më 13-12-2017, 21:40
Publicitet

Nga Ylli Manjani

Përzgjedhja dhe më tej emërimi eventual i një të ashtuquajturi Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm, është e pa mbështetur as në Kushtetutë e as në ligj!

Asnjë rrjesht ligjor, askund, nuk gjendet që të justifikojë këtë proçes që ka nisur Rilindja socialiste në Kuvend!

Po e përsëris deri në bezdi: prokurori i përkohshëm mund të caktohej vetëm nëse Adriatik Llalls do ishte shkarkuar me Vetting deri më datë 7 Dhjetor.

Pas kësaj date, kur atij i mbaroi mandati nuk ka një rregull se si zevendësohet në kushtet kur nuk është krijuar KLP.

Ky është ligji!

Kjo që bën Kuvendi Rilindas është puç Kushtetues.

Kjo e nxjerr përfundimisht Reformën nga shtrati kushtetues dhe ligjor!

Ta themi edhe në Anglisht këtë që të bëhemi të besueshëm?!

Ambasador i huaj nuk bëhem dot që të flas me “kompetencë”!!!

E vërteta gjendet e shkruar në ligjet e shtetit!

Sidoqofte kush ka nevojë të njihet me të vërtetën ta lexojë vetë edhe Kushtetutën (përfshi nenet tranzitore) dhe ligjin e ri për Prokurorinë ( megjithë nenin teansitor 109).

Në planin politik qeveria po i bën “nderin” e radhës opozitës...

Por shtetit po i jepet dërrma e radhës!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al