Transmetuar më 21-12-2017, 21:51

Fëmijët të cilët hanë peshk vetëm një herë në javë, kanë nivel më të lartë të inteligjencës, dhe flenë më mirë kanë treguar studimet e reja.

Konsumimi i ushqimeve të detit, të paktën një herë në shtatë ditë, ndikon në nivelin e inteligjencës tek fëmijët duke rritur atë për 4.8 pikë në krahasim me ata  që nuk hanë asnjëherë.

Përdorimi i peshkut çdo javë gjithashtu bën që fëmijët të kenë më pak gjasa të zgjohen gjatë natës, të jenë të lodhur gjatë ditës dhe të refuzojnë të shkojnë në shtrat.

Autori i këtij studimi, profesor Adrian Raine nga Universiteti i Pensilvanisë ka thënë: “Peshku provon një gjumë të mirë”. /k.k/noa.al/