Transmetuar më 22-12-2017, 14:35

Mund t’iu ndodhë të gjithëve që të vuajnë nga bllokime të hundëve ose të grykës, për shkak të të ftohtit apo kollës së vazhdueshme. Kjo gjë shkaktohet për shkak të grumbullimit të mukozës në mushkëri.

Mukoza është një substancë e dendur, e cila nxirret nëpërmjet traktit respirator dhe që ka për funksion të luftojë infeksionet. Kur grumbullohet në fyt ose në kraharor, trupi reagon nëpërmjet kollës, duke tentuar që ta nxjerrë jashtë.

Mukoza e tepërt në mushkëri për shkak të të ftohtit, gripit apo infeksioneve të tjera, mund të shkaktojë shumë probleme. Për pasojë, sugjerohen disa zgjidhje praktike dhe natyrale për të shpëtuar nga mukoza.

Mjaltë dhe limon- Ky kombinim mund të zbusë irritimin e rrugëve të frymëmarrjes. Kjo pasi mjalti është antibakterial, ndërsa limoni është i pasur me vitaminë C, e cila përforcon sistemin imunitar, shkruan noa.al. Përzieni një lugë mjaltë me dy lugë lëng limoni dhe këtë përzierje, pijeni 3-4 herë në ditë.

Xhenxhefili- Është i pasur me veti antibakteriale. Pini 3-4 herë në ditë çaj xhenxhefili dhe do të shihni që rrugët e frymëmarrjes do të zhbllokohen lehtësisht.

Uthulla e mollës- Është një prej produkteve natyrale me veti të fuqishme antibakteriale. Është e shkëlqyer për të zhbllokuar nga mukoza dhe për të mbajtur pehashin në ekuilibër. Hidhni një lugë uthull molle në një gotë me ujë dhe pijeni çdo ditë. /a.y/noa.al