Transmetuar më 25-12-2017, 12:14
Publicitet

Kistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza vezë zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese.

Shumica e grave bëhen me kiste të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Shumica e kisteve vezoriale shoqërohet me pak ose aspak probleme dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj.

Simptomat

Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë :

• Çrregullime menstruale

• Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të

• Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale

• Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.

• Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut

• Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë

Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore?

• Në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta

• Dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella

• Kur ka shenja të shokut si p.sh : ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohte dhe e lagësht.