Transmetuar më 25-12-2017, 19:01
Publicitet

Zgjati pak më shumë se 1 vit beteja e tij me kancerin, por futbollisti i talentuar 20-vjeçar, mbylli sytë nga sëmundja e rëndë.

Bëhet fjalë për lojtarin e skuadrës së Boavitës, në Portugali, Edu Ferreira, ndërsa klubi i kishte rinovuar kontratën deri në vitin 2019.

Edhe pse e dinte gjendjen e të riut, drejtuesit e klubit vendosën që të zgjasin kontratën me të, me qëllimin për t’i paguar paratë të cilat i duheshin për t’u kuruar.

“Të kuptosh lojën mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur e keqja të troket në derë pasi sapo kemi humbur njeriun tonë.

Do ta dedikojmë këtë ditë që të kujtojmë momentet e mira që kemi kaluar së bashku. Humbja është e madhe dhe zemrat tona nuk do ta harrojnë kurrë. Sot, parajsës i është shtuar një tjetër yll. U prehsh në paqe, Edu!”, thuhet në njoftimin e klubit. /k.k/noa.al/