Transmetuar më 26-12-2017, 09:25
Publicitet

Mure, ballkon, dyer dhe dritare, të gjitha të bardha. Është ky spektakli i krijuar të martën në mëngjes i prezantuar nga tre alpinistë italianë në Duca degli Abruzzi, të Gran Sasso.

Ndërtesa e akullt ndodhet në 2388 metra lartësi në malin Portella.

Ajo u transformua në një skulpturë të akullt, në sajë të kushteve ekstreme atmosferike, nga kombinimi i të ftohtit, erës dhe lagështisë.

Tre alpinistët Ivan Argentini, Paolo Boccabella dhe Emanuele Lattanzi sfiduan temperaturat nën -20 gradë celsius, duke u ngjitur në mal, ku në disa ndërtesa dëbora kishte lënë vetëm çatinë zbuluar.

Pamjet e pazakonta po bëjnë xhiron e botës dhe mund ti shihni në fotogaleri. /a.y/noa.al