Transmetuar më 27-12-2017, 17:17

Qindra aksidente rrugore u shënuan në një autostradë natën e 22-dhjetorit, në Kaliforni,

Ky episod ndodhi pasi në qiell u shfaq raketa "Falcon 9 SpaceX", nga programi hapësinor.

Kaq mjaftoi për të shpërqëndruar drejtuesit e automjeteve.

Nisja e kësaj rakete ndodhi të premten në prag të Krishtlindjes, ku rrugët përreth Los Angeles ishin të mbushura me automjete, ku gjithë kjo po ndodhte në muzg, kështu që peizazhi ishte spektakolar.

Por kjo rezultoi fatale për shoferët, të cilët në përpjekje për të mos humbur një spektakël të tillë, përfunduan të aksidentuar.

Ata menduan se në qiell u shfaqën UFO-t. /k.k/noa.al/