Transmetuar më 27-12-2017, 18:22

Kjo video e regjistruar nga një smartphone, tregon disa momente rrëqethëse të trajtimit të të arrestuarve nga policia meksikane.

Siç shihet edhe në video, i arrestuari është lidhur, me gojën e mbyllur, dhe i futur në  bagazhin e makinës.

Nga mungesa e frymëmarrjes ai detyrohet të thyej xhamin, ndërsa polici me spraj lotsjellës e sulmon atë.

Nuk dihet se për çfarë është akuzuar personi në fjalë, por sjellja e policisë është e tepëruar.

Komentuesit kanë mbajtur qëndrime të ashpra ndaj autoriteteve. /k.k/noa.al/