Transmetuar më 28-12-2017, 12:07
Publicitet

Boriska Kipriyanovich rikthehet në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Rusi. Ai vazhdon të këmbëngulë se kjo në Tokë është jeta e tij e dytë dhe se të parën e ka jetuar si marsian, por përveç kësaj, shton se njeriu di akoma shumë pak për hapësirën dhe veten e tij.

Boriska mundohet të përshkruajë jetën “e parë” të tij. Ai thotë se qytetërimi atje u shkatërrua nga një luftë nukleare, megjithatë shton se nuk është shuar plotësisht.

“Marsianët janë mbi dy metra. Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni. Ata nuk plaken. Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta”, thotë ai.

Me Tokën, marsianët i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian. “Njerëzimi duhet të studiojë më shumë, sidomos qytetërimin e lashtë egjiptian, që bart shumë sekrete ”, thotë ai.

Nëna e Boriskës është një mjeke dhe thotë se e dinte se ishte i veçantë sapo mbajti kokën pa asnjë mbështetje vetëm dy javë pas lidnjes. Ajo peretendon se ai filloi të fliste disa muaj më vonë dhe nga mosha një vjeç e gjysmë ishte në gjendje të lexonte, vizatonte dhe të pikturonte.

Ndërsa Boriska shkonte në çerdhe mësuesit vinin re talentin e tij  të pabesueshëm me aftësitë e tij të mahnitshme të kujtesës. Nëna dhe babai i Boriskës pretendojnë se ata nuk i kanë folur asgjë për hapësirën të birit. /b.l/noa.al/