Transmetuar më 28-12-2017, 17:00
Publicitet

Në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, nga muaji i ardhshëm do të vendosen linjat e rregullta në të cilat do të qarkullojnë dy minibusë pa shoferë.

Në njoftimin e Kabinetit për transport të Suedisë thuhet se pas Vitit të Ri në Stckholm do të qarkullojnë minibusë pa shoferë, që do të jetë rasti i parë i tillë në Skandnavi.

Në etapën e parë është planifikuar që dy minibusë të qarkullojnë mes rrugëve Hanstavegen dhe Arne Torg në lagjen Kista në veri të kryeqendrës suedeze.

Linja e rregullt në të cilën do të nisen minibusët pa shoferë është e gjatë 1.5 kilometra. Në njoftim theksohet se minibusët do të mund të pranojnë gjithsej 12 pasagjerë, do të nisen me shpejtësi prej 20 kilometrave në orë.

Bëhet e ditur se së shpejti në disa pjesë të Stockholmit do të vendosen linja edhe për shtatë minibusë pa shoferë. Ndryshe, minibusët në fazën e parë do të ofrojnë shërbime falas, raporton Anadolu Agency.

Minibusët elektrik, të pajisura me kamera dhe sensorë, do të nisen në rrugën e cila është e paraparë për këto automjete./b.l/noa.al/