Transmetuar më 29-12-2017, 00:03
Publicitet

Blerim Xhemaili dhe Erjona Sulejmani i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare me shkakun se modelia e njohur kishte përdorur vend e pa vend mbiemrin e futbollistit.

Disa javë pas ndarjes, Erjona vazhdon ende të kujtojë “plagën” e saj duke folur për marrëdhëniet e femrave në përgjithësi me futbollistët.

Në një intervistë për emisionin “La Capitane” në Itali, ajo fajson gratë që po ju japin rast futbollistave.

“Sa më të pasur të jenë meshkujt, aq më shumë tradhtojnë. Përse? Sepse jetojmë në një shoqëri të cilën janë paratë dhe femrat e bukura që u shtrihen në këmbët e futbollistëve, më e vështirë është që ata të rezistojnë. Ka edhe futbollistë seriozë që zgjedhin t’i përkushtohen familjes. Faji është i grave. Ato lidhen dhe martohen me futbollistë të famshëm, vetëm që të bëhen të famshme. Shumë prej tyre jetojnë në Milano, që tani padyshim është qyteti i eskortave”, tha modelja.