Transmetuar më 29-12-2017, 08:46
Publicitet

Një vogëlush 6 vjeçar vuante nga një tumor në madhësinë e një portokalli në syrin e tij, ndërsa mjekët i kishin thënë prindërve të tij se ai ishte i pashërueshëm.

Por falë bamirësisë së njerëzve në një fshat rural të Kinës vend ku jeton edhe fëmija, është bërë i mundur heqja e tumorit gjigant.

Pasi mjekët e Li Zhenglu, u kishin thënë prindërve se tumori maligjen i qelizave agresive ishte i pashërueshëm, ata po prisnin për të parë se çdo ndodhte me fëmijën e tyre.

Meqenëse familjarët nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar, u mblodhën nga njerëzit rreth 20 mijë euro me të cilat u pagua trajtimi spitalor.

Tashmë fëmija, nga Yanggu në provincën lindore Shandong, që nga ajo kohë ka bërë një rikuperim të mrekullueshëm.

Tani që i është larguar kjo pjesë, gjashtëvjeçari mund t’i kthehet shkollës dhe jetës normale, por pa njërin sy. /b.l/noa.al/