Transmetuar më 29-12-2017, 09:39
Publicitet

Fundjavën e kaluar, qindra femra kineze u dyndën në një qendër tregtare në Haiku për të marrë me qera një partner të bukur me një çmim prej 0.1 dollarë në orë.

Gjashtë djem beqarë, të gjithë të gjatë, qëndronin në kuti të mëdha me neon në pritje për t’u huazuar nga klientet femra.

Një femër lejohej të merrte me qira një nga beqarët maksimumi për një orë dhe mund të kalonte kohë me të vetëm brenda qendrës tregtare.

Ata janë frymëzuar nga kultura popullore ndarjes së gjërave me njëri-tjetrin në Kinë, kështu që hartuan një shërbim që do ti vijë në ndihmë grave beqare.

Një nga përfaqësuesit e qendrës tregtare e shpjegoi kështu këtë iniciativë: “Në Kinë ka shumë femra beqare dhe ne duam që ato të mos ndihen të vetmuara kur vijnë këtu”, tha Stacy Tian, menazxher i dyqanit.

“Veç kësaj, shumica e klientëve tanë janë femra, kështu që ne donim të siguronim që ata do të kishin dikë që të kalonin Krishtlindjet”, shtoi ai. /b.l/noa.al/