Transmetuar më 29-12-2017, 17:37
Publicitet

Ngrënia e thjerrëzave të shoqëruara me sallam të përgatitur në shtëpi, është një praktikë shumë e përhapur natën e Vitit të Ri, sidomos në Itali.

Tradita e do që thjerrëzat të mos mungojnë në tryezën e natës së ndërrimit të viteve, pasi përfaqësojnë shpresë dhe prosperitet për vitin e ri.

Legjenda antike vjen nga Roma e lashtë, kur ishte bërë zakon të jepnin një qese lëkure të quajtur “scarsella”, zakonisht e lidhur me rrip, plot me thjerrëza.

Urimi ishte se që ato të ktheheshin në monedha, kjo për shkak se emri i thjerrëzave vjen nga “lens”, lente, e lidhur me formën që i ngjan asaj të një monedhe. /a.y/noa.al