Transmetuar më 29-12-2017, 20:46
Publicitet

Një shqiptar është lënë pas hekurave në Varese të Italisë, pasi u kap duke shitur drogë, edhe pse ishte në arrest shtëpie.

Shqiptari, i cili në letër ishte punëtor i thjeshtë, por në realitet i specializuar në shitjen e kokainës, prej kohësh ka qenë objekt hetimi për agjentët e seksionit të narkotikëve në Varese.

Dënimin me arrest shtëpie e mori në gusht të këtij viti, me akuzën e posedimit të kokainës.

Si masë lehtësuese, për të u dha vendim që të punonte në një kantier ndërtimi.

Por, pas hetimeve, u zbulua se 35-vjeçari, në kohën që duhet të punonte në kantier, tregtonte lëndë nakrotike, kokainë.

Ishin njohjet e vjetra me të cilët takohej dhe frekuentohej gjatë orëve të lirisë që e fundosën shqiptarin duke bërë që ndaj tij të merret masa arrest me burg. /k.k/noa.al/