Transmetuar më 29-12-2017, 21:18
Publicitet

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, Landi dhe Miri i West Side Family publikuan projektin më të ri muzikor të titulluar "Beso".

Kënga është publikuar më 29 dhjetor 2017, në orën 18:00 dhe pjesë e tij është edhe Dr. Flori.

Dy miqtë e ngushtë, kanë zgjedhur në këtë mënyrë të kujtojnë këngëtarin e ndjerë, dhe në të njëjtën kohë të përcjellin edhe një mesazh në këto festa fundviti.

Pas publikimit të këngës, mikja e Dr. Florit, Aurela Gaçe e ka pritur ngrohtë publikimin e kësaj kënge.

Postimi i Aurela Gaçes:

“Çfare emocioni me krijuat more miqte e mij. Kenge e lene aty per ne nga Dr.Flori, e çuar deri ne fund nga Landi e Miri. Rikthim i Ëest Side Family  ne menyren me te bukur te mundshme. Faleminderit qe e bete kete Landi Hysi dhe  Miri Shahini.”-/a.k/noa.al/