Transmetuar më 30-12-2017, 11:11
Femrat për nga natyra janë romantike, po kur dhe meshkujt janë të tillë, atëherë situata është edhe më e bukur.
Gjermani Michael Opp, me profesion zjarrfikës ka befasuar të dashurën e tij, me anë të një propozimi romantik.
Ai ka përdorur shkallët e kamionit të zjarrfikëses për të shkuar në banesën e të dashurës së tij.
Nga ana tjetër e dritares doli e dashura e tij e cila mbeti pa fjalë kur u përball me propozimin.
E reja tha direkt “po”, duke marrë kështu dhuratën më të bukur për ditën e Krishtlindjeve. /a.y/noa.al