Transmetuar më 30-12-2017, 14:06
Nuk ka superheronj apo personazhe të tjerë që ta sfidojnë, aktori më i paguar i kinemasë është Vin Diesel.
Revista “Forbes”, ka publikuar klasifikimin e aktorëve që fitojnë më shumë nga të gjithë.
Aktori i “Fast and Furious”, ka fituar plot 1.6 miliardë dollarë. Në vendin e dytë renditet Dwayne Johnson me 1.5 miliardë dollarë, ndërkohë në vendin e tretë renditet Gal Gadot me 1.4 miliardë dollarë.
Më tej renditet Emma Watson 1.3 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e pestë renditet Johnny Depp me 1.1 miliardë dollarë. /a.y/noa.al