Transmetuar më 30-12-2017, 15:58

Kujdesi i buzëve gjatë dimrit të ftohtë do një vëmendje të veçantë. Shtresa e jashtme e buzëve është jashtëzakonisht e hollë dhe nuk ka gjëndra dhjamore për të mbrojtur buzët, ato kanë tendencë që të plasariten dhe çahen. Më poshtë keni tre këshilla të thjeshta për t’i dhënë buzëve tuaja pamjen që kërkoni.

Hidratojini

Një nga arsyet kryesore të çarjes së buzëve është dehidratimi. Kur buzët tuaja çahen në fakt janë duke ju thënë se janë të etura. Sigurohuni që të pini shumë ujë gjatë ditës.

Mos i lëpini buzët

Kur buzët janë të thara, instinkti i parë është që t’i lëpini. Por një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën. Prandaj bëni mirë ta shmangni këtë ves.

Mbajini të buta

Të kesh një zbutës të mirë buzësh është thelbësore për buzë të lumtura. Dhe zbutësit më të mirë janë ata pa kimikate dhe me përbërës natyralë si vaj kokosi, gjalpë shea, dyllë blete, etj.