Transmetuar më 30-12-2017, 22:51
Publicitet

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Maqedoni.

Mësohet se në fshatin Porodinë të Manastirit, 2 fëmijë një djalë 2 vjeç dhe një vajzë 1 vjeçe janë djegur të gjallë, teksa nëna e tyre kishte dalë për të marrë dru për ngrohje.

Mësohet se dhoma ku qendronin fëmijët ka marrë flakë për shkak të daljes së prushit nga soba.

Pasi ka dëgjuar të qarat e fëmijës 2 vjeçar nëna ka vrapuar për tu ardhur në ndihmë por ka qenë e pamundur për shkak të flakëve të zjarrit.

Sipas mediave vendase, nëna ka vrapuar e tmerruar te fqinjët që të lajmërojnë zjarrfikësit.

Pas shuarjes së flakëve ka qenë tepër vonë për 2 të miturit, të cilët kishin ndërruar jetë.

Sipas të dhënave zyrtare dyshohet se fëmija 2 vjeçar kishte hapur derën e sobës dhe më pas prushi ka rënë në dyshme, duke shkaktuar tragjedinë./a.k/noa.al/