Transmetuar më 01-01-2018, 12:39
Publicitet

Jeta e një burri në moshë rreth 50 vjeç, u shua fatalisht, pak para se të bëhej ndërrimi i viteve.

Viktima është V.V., 50 vjeç, banues në Fushë-Dibër, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

I ndjeri, u shtyp për vdekje pasi ishte duke ecur më këmbë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18:40 në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ku edhe ka ndodhur aksidenti.

Automjeti tip “Benz” me targa UZA093, me drejtues shtetasin G.T., 28 vjeç, banues në Kukës, ka përplasur për vdekje këmbësorin V.V.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Policia lokale tha se grupi hetimor në vendngjarje ka punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /noa.al/