Transmetuar më 02-01-2018, 16:37
Publicitet

Aktori i njohur i humorit “shpërthen” ndaj kreut të opozitës pas arrestimit të dy protestuesve në natën e ndërrimit të viteve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Deda shkruan se “opozita nuk duhet t’i mbrojë dy protestuesit nga Facebook-u por duhet të shkojë në komisariat, të instalohet aty dhe mos ikë derisa te dalin edhe ata”.

Postimi i Julian Dedës:

“Policia arreston protestuesit e opozites naten e nderrimit te viteve, ndersa opozita i mbron nepermjet facebook-ut.

Me fal por kur i kerkove te protestonin, ata nuk e bene nga facebook-u por erdhen ne shesh. Keshtu qe çohu, shko te komisariati, instalohu aty dhe mos ik derisa te dalin edhe ata. Jepi 100% mbrojtje, qe neser te te kthehet ne 100% besim, po deshe...!

P.s. Gezuar 2018-ten, Kryetar”./a.k/noa.al/