Transmetuar më 02-01-2018, 17:44

Që nga dita e djeshme qytetarët do të paguajnë me 7 lekë më shtrenjtë 1 paketë duhan.

Ky është vetëm një nga ndryshimet që sjell paketa fiskale 2018.

Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave thotë se sektori që gëzon më shumë lehtësi fiskale është turizmi, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm.

Resortet dhe hotelet me 4 dhe 5 yje, për vlerë investimi mbi 8 milionë euro nuk do të paguajnë tatim – fitim, për 10 vitet e para dhe përjashtohen nga pagesa e taksës së infrastrukturës.

Përjashtimet e taksave janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ka theksuar se qeveria nuk duhet të bëjë përjashtime preferenciale në taksa. Për këtë drejtori Lera ka një përgjigje.

Duke nisur nga 1 Janari i vitit 2018 futen për herë të parë në zinxhirin e TVSH-së afro 9600 biznese me xhiro nga 2 milionë deri në 5 milionë lekë, një vendim që është kundërshtuar nga biznesi i vogël, shkruan Klan Plus.

Nga 1 janari qeveria ul tatimin mbi të ardhurat për të gjitha bizneset e teknologjisë dhe informacionit, nga 15% në 5%. bëhet fjalë për ata që prodhojnë softëare me destinacion jashtë Shqipërisë, me qëllim që të nxitet ky sektor që prodhon për eksport.

Pjesë e paketës fiskale 2018 është edhe ndryshimi i taksës së pronës, por që do të nisë implementimin në muaj e mëvonshëm.