Transmetuar më 03-01-2018, 08:10

Një aksident tragjik rrugor iu mori jetën 48 personave në Peru, ku një autobus u rrëzua në një greminë, në një zonë plazhi me shkëmbinj, teksa po kalonte në një ngushticë të njohur si “Kthesa e djallit”.

Mjeti i cili po transportonte 57 pasgjerë doli nga rruga ditën e djeshme, 2 janar, pranë zonës së Pasamayo, si pasojë e përplasjes me një kamion.

Autobusi ishte drejtuar për në Lima, kur u godit nga rimorkio e kamionit dhe u rrëzua në greminën e thepisur me shkëmbinj.

U deshën orë të tëra pune nga ndihma e shpejtë, për të nxjerrë të mbijetuarit dhe për të rekuperuar kufomat, pasi nga vendi ku u rrëzua autobusi, nuk ka asnjë rrugë që të çojë direkt në plazh.

Ministri i Transportit, Bruno Giuffra, deklaroi se nga të dhënat paraprake, rezultoi se të dyja mjetet po lëviznin me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit. /a.y/noa.al