Transmetuar më 03-01-2018, 12:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton sot kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Gledion Rehovica, i zgjedhur nga LSI në qarkun e Beratit në 25 qershor.

Prokuroria e akuzon se preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi gjatë kohës që studionte në Itali është ndaluar për vjedhje, ndërsa ka deklaruar emrin Kusta Mina në 27.02.1999.

Por pse zgjodhi pikërisht që të jepte këtë emër Gledion Rehovica në momentin që u ndalua në Romë? Report Tv mëson se Mina Kusta, apo Kusta Mina sikur e ka deklaruar Rehovica në 1999 është emri i shokut të tij të fëmijërisë në Berat.

Gledion Rehovica dhe Mina Kusta kanë kryer shkollën fillore bashkë, ndërsa më pas rrugët e tyre u ndanë, pasi i zgjedhuri i LSI u largua në Itali, ndërsa Kusta në Turqi për studime.

Megjithatë Gledion Rehovica duket se nuk e ‘harroi’ shokun e fëmijërisë, pasi zgjodhi që të jepte para autoriteteve italiane pikërisht emrin e tij në momentin që u ndalua. Mina Kusta ka drejtuar disa banka në Shqipëri, ndërsa tani është funksionar shtetëror./shqiptarja.com

Dalin dokumentet e Prokurorisë, emrat e ndryshuar dhe krimet që kanë kryer deputetët Rakipi e Rahovica

Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për deputetët Rakipi dhe Rehovica