Transmetuar më 03-01-2018, 19:37
Publicitet

Ky është momenti rrëqethës, kur një nënë pranon para hetuesve policorë, se kishte rrahur për vdekje vajzën e saj 5-vjeçe, dhe më pas kishte urdhëruar bashkëshortin që ta fshihte trupin e saj, në oborrin e restorantit të tyre.

Ming Ming Chen, 30-vjeçe, është marrë në pyetje nga hetuesit për vdekjen e së bijës, Ashley Zhao, e cila në janar të vitit të kaluar ishte raportuar si e zhdukur.

Por disa ditë më vonë, trupi i saj i pajetë është gjetur i fshehur në restorantin e familjes, në Ohio të SHBA-ve.

Në videon e publikuar më poshtë dëgjohet hetuesi duke pyetur Chenin: “Çfarë ka ndodhur?”.

 Por ajo nuk hezitoi t’i përgjigjet duke thënë, “e kam vrarë”. Hetuesi insistoi t’ia shpjegojë me detaje nëse e kishte goditur. Dhe ajo i tha që “Po, e kam goditur”.

Chen është dënuar me 22 vite burgim pasi u shpall fajtore për masakrimin e së bijës.

Ndërkaq, kur është pyetur se pse e ka vrarë, ajo është munduar të arsyetohet duke thënë se ishte bërë përtace dhe se gjatë kohës sa kishte qëndruar me gjyshin dhe gjyshen në Kinë ishte llastuar duke shpërfillur urdhrat e tyre. /k.k/noa.al/