Transmetuar më 15-01-2018, 13:32
Presidenti Ilir Meta priti sot në takim këngëtarin e njohur italian, Albano Carrisi.
Kreu i shtetit publikon në Facebook, një fotografi nga takimi dhe shpreh një vlerësim për të.
Ai e cilëson këngëtarin italian si promovues të palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Të dashur miq, sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë.
Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Meta. /a.y/noa.al