Transmetuar më 07-02-2018, 15:56

Një arratisje spektakolare u shënua mesditën e sotme, ku një djalë i ri mundi të largohej nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, duke i ikur policisë.

Por arratia e të riut Saimir Ahmeti, 24 vjeç, zgjati vetëm dy orë, pasi nga kërkimi intensiv i policisë, e cila ngriti edhe postblloqe të shumta ai u zbulua në zonën e sipërme të Pazarit.

Për ti shpëtuar policisë Ahmeti ishte futur në një pusetë, ku dhe u gjet dhe u prangos nga policia rreth orës 14.00.

Në videon që gjeni më poshtë, të publikuar nga ‘Abc’, shihet momentet teksa i riu dërgohet në spital, për shkak se shfaqi probleme gjatë qëndrimit në pusetë, madje shihet pa ndjenja

Gjithashtu dëgjohet edhe babai i tij, i cili bërtet mes lotësh “Çfarë mi keni bërë djalit?” 

Arratia ndodhi teksa Saimir Ahmeti, i akuzuar për përndjekje ka kërkuar leje për të kryer nevojat personale.

Por ai është larguar me shpejtësi nga dritarja e tualetit, duke humbur gjurmët.

Policia bëri me dije se Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

I riu, i akuzuar për përndjekje ka arritur të largohej, pak minuta para se të njihej me masën e sigurisë, pas apelimit të vendimit të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit.

Mësohet se Saimiri, kishte përndjekur bashkëjetuesen e tij Bleona Habibi 18 vjeçe, pasi familja e së resë kishte dalë kundër lidhjes mes tyre, duke i ndarë.

Madje dy të rinjtë kishin bërë dhe dasmë, ndonëse nuk ishin martuar me dokumente.

Por lidhja mes dy të rinjve ka shkaktuar përplasje edhe mes dy familjeve, ku nëna e djalit i ka kërkuar nënës së vajzës që të tërhiqnin akuzën, në mënyrë që të linin vajzën të qetë. /a.y/noa.al

U arratis nga gjykata, kapet i riu që alarmoi policinë e Gjirokastrës

Kush është i arratisuri nga Gjykata, dashuria që i kushtoi prangat dhe si u shpëtoi policëve

Gjirokastër, i arrestuari arrin t’u arratiset policëve nga Gjykata