Transmetuar më 08-02-2018, 14:52

Një fëmijë vetëm 11 vjeç humbi jetën teksa tentonte të shpëtonte një shokun e tij 12-vjeçar, i cili ra në ujin e akullt të liqenit.

Fëmijët po luanin në një park në Queens, të New York, këtë të martë, kur njëri prej tyre, Juan Umpierrez, 12 vjeç, rrëshqiti në ujë.

Anthony Perez, 11 vjeç, tentoi që ta shpëtonte, por edhe ai rrëshqiti, duke përfunduar brenda në liqen.

I mituri humbi jetën, para se personat e pranishëm ta nxirrnin në breg, shkruan noa.al.

Vogëlushi eci pranë një pjese akulli në liqen, e cila u thye. Ky fenomen është hasur shpesh gjatë këtij dimri, ku disa zjarrfikës janë kuruar për hipotermi, për shkak të rënies në ujërat e akullt gjatë operacioneve të shpëtimit. /a.y/noa.al