Transmetuar më 09-02-2018, 12:02

Një qortim i prindërve do të ishte ndoshta arsyeja që shtyu një fëmijë vetëm tetë vjeç për tu mbyllur në dhomën e tij të gjumit dhe për të provuar vetëvrasjen, duke varur veten. 

Drama ndodhi në Travagliato, në krahinën e Brescia, në një familje me origjinë pakistaneze. Incidenti ndodhi pasditen e djeshme, kur fëmija sapo ishte kthyer nga shkolla për të ngrënë drekë dhe pastaj do të duhet të kthehej në institut për të studiuar. 

Prindërit e qortuan atë, nuk dihet se për çfarë arsye, por pas këtij episodi vjen edhe ngjarja tragjike. Menjëherë pas kritikës së prindërve, i mituri mbyllet në dhomën e tij të gjumit dhe kur ai nuk po dilte prej saj, nëna dhe motra e tij shkojnë për ta thirrur kur e gjejnë të varur.

Ai ishte pa ndjenja i varur me një shall në dollapin e rrobave, ndërsa ato menjëherë pas britmave dhe dëshpërimit, thirrën ambulancën. Stafi mjekësor arriti fillimisht ta ringjallte fëmijën edhe pse vazhdonte të ishte në gjendje kritike për jetën dhe e dërguan në spital për mjekim më të specializuar, por gjatë natës ai ndërroi jetë.

Dinamika e tragjedisë, megjithatë mbetet absurde, pasi edhe hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e këtij vendimi tragjik të fëmijës për shkak të qortimit të prindërve. Por nga hetimet paraprake rezulton që fëmija të mos ketë lënë asgjë, as një letër apo ndonjë fjali në fletore që mund të shpjegojë arsyet për gjestin e tij./b.l/noa.al/