Transmetuar më 10-02-2018, 12:40

Zbulon se e fejuara është shtatzënë me një mashkull tjetër dhe bën aktin më tragjik të mundshëm, i jep fund jetës.

Lee Webb, një banakier anglez vari veten një javë pasi zbuloi se vajza të cilën dashuronte, jo vetëm kishte shkuar me një mashkull tjetër, por priste një fëmijë prej tij.

Ai u trondit pafund nga ajo që zbuloi dhe një javë pasi u sigurua se nuk ishte babai i foshnjës, i dha fund jetës.

Motra e tij Sarah, tregoi për ‘Metro’ këtë të enjte se, “Jam në dijeni të problemeve që kishte me të fejuarën. Ajo i tha se vuante nga ankthi dhe ai po përpiqej ta ndihmonte. Por zbuloi se ajo e kishte tradhtuar dhe ishte shtatzënë. U shkatërrua nga ajo që mësoi”.

Lee u zhduk në tetorin që lamë pas, dhe pas ditësh të tëra kërkimesh, trupi i tij i pajetë u gjet pranë një pylli në zonën e Cardiff, vend ku dhe jetonte.

I riu nuk la asnjë letër ku të shpjegonte veprimin ekstrem të tij, por pas muaj të tëra hetimesh, duket se vetëvrasja e tij është shkaktuar pikërisht nga lajmi i shtatzënisë së të fejuarës me një mashkull tjetër. /a.y/noa.al