Transmetuar më 10-02-2018, 14:27

Tiranë, NOA.al- Moti dominohet nga kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore. Pasditja sjell përmirësim të kushteve të motit duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndrësa reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në zona të izoluara.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit por rënie me 1 – 2°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2-3 ballë.

Europa

Pjesa me  e madhe e Europës do të jetë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante. Konkretisht, vendet e Ballkanit, një pjesë e qendrës së Europës dhe Europa veriore paraqiten me reshje shiu e dëbore.

Për sa i përket, Europës jugperëndimore, Mesdheu si edhe Europa Lindore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. /a.y/noa.al