Transmetuar më 11-02-2018, 15:11

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore pritet të bien në zona të izoluara.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në territor përjashtuar ekstremet Verilindje-Juglindje ku do të ketë reshje të përkohshme dëbore.

Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe orët e natës dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 1 – 2°C gjatë mëngjesit por orët e mesditës do të ruajnë vlera termike thuajse konstante.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të mbetet 2 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre me presion te ulet atmosferik në Jugperëndim të kontinenti me shtrirje deri në Evropën qendrore do të ndikojë në këto rajone, mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

Po ashtu me reshje dëbore të dendura paraqiten zona e alpeve Evropiane. Ndërsa pjesa tjetër e Evropës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta./b.l/noa.al/