Transmetuar më 12-02-2018, 08:42

Një avion me 71 pasagjerë në bord, u përplas fatalisht në një fushë të mbuluar nga dëbora.

Përplasja fatale u shënua gjatë së dielës në juglindje të Moskës, në Rusi, ku për pasojë avioni shpërtheu në flakw.

Avioni i kompanisë  “Saratov Airlines”, ishte drejtuar për në qytetin e Orsk, dhe nuk kishte shumë që ishte ngritur nga aeroporti i Moskës “Domodedovo”, duke rënë në një fushë rreth 80 kilometra larg pistës nga u ngrit.

Rrëzimi ndodhi pranë fshatit Argunovo, ku si pasojë e përplasjes, nuk shpëtoi asnjë person, shkruan noa.al.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që ka nisur një hetim. Dyshimet paraprake janë përqendruar në dy drejtime, gabim njerëzor për shkak të kushteve të motit ose një defekt i mundshëm teknik .

Pasagjerë në avion krahas rusëve ishin tre të huaj. /a.y/noa.al