Transmetuar më 12-02-2018, 12:21

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmend që të “privatizojë” pjesën amerikane të stacionit hapësinor ndërkombëtar.

Është kjo ajo që shkruan “Washington Post”, pasi bleu disa dokumente të NASA.

Shtëpia e Bardhë dëshiron që t’iu japë fund financimeve për kompaninë hapësinore brenda vitit 2025, duke krijuar një kompani private.

Plani i Trump pritet që të haset në opozitë të fortë, sidomos pasi deri më tani SHBA kanë investuar mbi 100 miliardë dollarë dhe sidomos pasi NASA, është krijuar për qëllime shkencore dhe jo për fitim.

“NASA do i zgjerojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe tregtare gjatë shtatë viteve të ardhshme, në mënyrë që të garantojë praninë e njerëzve në orbitën e ulët të tokës”, shkruan WP.

Kërkesa e 150 milionë dollarëve për vitin 2019, thuhet se mund të përdoret për investime të tjera. /a.y/noa.al