Transmetuar më 13-02-2018, 13:00

Të frikësuar nga femrat, të terrorizuar nga rreziku se mos përballen me refuzim kur flirtojnë me një vajzë dhe shumë larg nga ideja për të pasur marrëdhënie seksuale apo për të krijuar familje.

Është kjo ajo që po ndodh me një pjesë të mirë të të rinjve japonezë nga mosha 18 deri në 34 vjeç, ku bazuar në të dhënat e një sondazhi të fundit, 31% e tyre, janë të virgjër deri në moshën 30 vjeç.

Demografia në Japoni është në luhatje të mëdha, ku që nga viti 2007, është regjistruar një numër shumë më i lartë vdekjesh, se sa lindjesh.

Sipas Ministrisë së Shëndetit dhe Punës, gjatë vitit 2017, për herë të parë, të sapolindurit ishin më pak se 1 milion.

Ndërsa parashikimet e ‘National institute of population and social security research’ në Japoni, nuk janë aspak të mira. Parashikohet që në vitin 2065 popullsia të reduktohet nga 127 milionë që është aktualisht në 87 milionë. Një krizë demografike që po e shtyn qeverinë të marrë masa ekonomike, sidomos për gratë që lindin.

Sipas sondazhit të kryer nga “National institute of population and social security research”, në fillim të vitit 2018, rezultoi se 25% e meshkujve japonezë 50-vjeçar, nuk janë martuar ende, ndërsa për femrat e kësaj moshe kjo shifër zbret në 14%.

Sipas institutit, numri i beqarëve pritet të rritet, duke qenë se bazuar në një studim tjetër, rezulton se gjithnjë e më shumë të rinjtë, deklarojnë se nuk kanë në plan të martohen.

“Nuk kam shumë besim te vetja. Nuk kam pasur kurrë sukses me femrat. Një herë që i kërkova një vajze të dilnim, më tha jo”, u shpreh për BBC, aktori 26-vjeçar Ano Matsui. Ai shton se ka shumë meshkuj si ai që u druhen refuzimeve, shkruan noa.al.

Artistja 45-vjeçare Megumi Igarashi i famshëm për realizimin e një imazhi 3D të vaginës së saj, shprehet se ndërtimi i një lidhjeje nuk është e thjeshtë, shkruan noa.al.

“Një djalë duhet të nisë, duke i kërkuar takim një vajze, por mendoj se humb meshkuj nuk kanë dëshirë. Preferojnë të shohin një film me pullë të kuqe në internet dhe vetëkënsqen seksualisht në këtë mënyrë”, thotë ajo. /a.y/noa.al