Transmetuar më 13-02-2018, 22:49
Publicitet

Skuadra e Juventusit është ndaluar në një barazim përballë Totenhemit në takimin e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Takimi i luajtur në Torino përfundoi me rezultatin e barbartë 2-2.

“Zonja e Vjetër” nuk ka mundur të ruajë avantazhin e 2 golave të shënuar nga Higuain në minutat 2’ dhe 9’.

Fillimisht anglezët kanë ngushtuar diferencën me anë të Kane në minutën e 35’ dhe më pas kanë barazuar me anë të Eriksen në minutën e 71’.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Ëembley të Londrës.

Në takimin tjetër luajtur mbrëmjen e sotme, Manchester City fitoi në transfertë përballë Baselit me rezultatin e thellë 0-4.

Golat u shënuan nga Gundogan (2), Silva dhe Aguero.

Në këtë takim për Baselin u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Taulant Xhaka./a.k/noa.al/ 

Loading...