Transmetuar më 14-02-2018, 17:02

Pamjet që do të shihni në fund të shkrimit, tregojnë momentin final kur autoritetet arrestuan në një lokal ish-Presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.

Saakashvili u arrestua në Kievin qendror dhe u depërtua në Poloni nga shërbimi i rojes kufitare.

Më herët, ditën e hënë, ish-zëvendës prokurori i përgjithshëm i Ukrainës Davit Sakvarelidze dhe miqtë e tjerë të ish-presidentit dhe guvernatorit të Odessa të Ukrainës,  konfirmuan se ai ishte arrestuar në qendër të Kievit nga një njësi e panjohur policore.

Paraburgimi është kryer brenda restorantit Sulguni, i cili ndodhet pranë zyrave të partisë Lëvizja Forca e Re, një parti politike opozitare e themeluar nga Saakashvili një vit më parë.

Mbështetësit e tij shkruan në Facebook se ai ishte kapur nga burra të panjohur me maska dhe se u larguan nga restoranti  me një "Volksëagen" pasagjerësh.

Saakashvili është shpallur person non-grata, ndërsa më parë ka shërbyer edhe si Guvernator i Odessa-s. /k.k/noa.al/