Transmetuar më 15-02-2018, 00:06
Publicitet

Të tjera detaje janë zbuluar nga e shkuara e 64-vjeçarit që u ekzekutua sot në rrugën “Nikolla Tupe” në Tiranë.

Sipas informacioneve mësohet se ai ka ndërruar emrin para disa kohësh, pasi më herët ka qenë me emrin Afrim.

Po ashtu sipas burimeve të “Panorama”, Memli Begallës i kanë djegur një makinë Rang Rover.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima është një biznesmen, pronar i 2 gomisterive në Tiranë dhe ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj.

Policia në njoftimin e saj zyrtar shkruan se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.