Transmetuar më 16-02-2018, 12:40

Flamingot janë shpezë shumë të bukura, dhe janë të shumtë personat që do bënin gjithçka për ti parë nga afër. Por nëse një vend i tillë pune të ofrohet në një hotel luksoz në Bahamas, ideja tundon fortë.

Një vend pune si administrator i përgjithshëm i flamingove, ofrohet nga hoteli luksoz ‘Renaissance Aruba Resort & Spa’, ku në faqen zyrtare parashtrohen këto kritere:

-Së paku pesë vite eksperiencë me zogjtë ekzotikë

-Diplomë në zoologji

-Më shumë se një vit pune si menaxher ose supervizor në një aktivitet

-Të ketë njohuri të mira në biologji, ekologji dhe për sjelljen e flamengove

-Kapacitet për të mbajtur perfekt ambientin e zogjve, si dhe shëndetin e tyre

-Aftësi të mira komunikimi dhe në stërvitjen e zogjve

-Aftësi të mira prezantimi dhe ndërveprimi me mysafirët

-Njohuri bazë të kompjuterit

Kandidaturat do të nisin nga 28 shkurti, shkruan noa.al, dhe interesimi pritet të jetë i lartë. /a.y/noa.al