Transmetuar më 17-02-2018, 10:24

Një magjistar ka postuar një video në të cilën pretendonte se e kishte ndarë më dysh vajzën e tij.

Babai amerikan Justin Flom publikoi një video në faqen e tij Facebook “The Magic Show”, duke treguar se vogëlushja e tij Haven dukej të ishte e ndarë në dy pjesë.

Edhe pse nga pamjet duket sikur kjo ndodh vërtet, në rrjet dyshimet janë të mëdha, madje edhe nga ata që pretendojnë se e njohin mirë këtë lloj truku.

Ai ka vendosur në barkun e së bijës dy libra për të ndarë këmbët nga pjesa tjetër e trupit.

Ai përdor dy libra për të prerë në stomak vajzën e tij para se t’i lëvizë këmbët larg trupit të saj./b.l/noa.al/