Transmetuar më 19-02-2018, 11:26

Një film bazuar në historinë e dashurisë së princit Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle.

Titulli do të jetë “Harry & Meghan: A Royal Romance” (Harry & Meghan: Një romancë mbretërore).

Ekipi është përzgjedhur dhe puna ka nisur në Kanada, në Vankuver. Meghan do të interpretohet nga aktorja amerikane Parisa Fitz-Henley, ndërsa roli i princit Harry do të interpretohet nga aktori Murray Fraser.

Filmi me regji të Menhaj Huda, do të paraqesë të gjitha etapat e historisë së dashurisë së çiftit, që nga takimi i parë në vitin 2016, deri në fejesën në nëntor të vitit 2017, shkruan noa.al.

Por filmi i kushton një vëmendje të veçantë të kaluarës së Meghan, martesës dhe divorcit të parë të saj. /a.y/noa.al