Transmetuar më 19-02-2018, 12:00

Fytyra pak më e mbushur e cila i shkëlqen dhe një hijeshi dhe finesë e karakterizoi këtë të diel, në ceremoninë e filmit britanik Bafta 2018, në Royal Albert Hall në Londër.

Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton, u shfaq e veshur me një fustan të gjatë jeshil të errët, i lirshëm në pjesën e poshtme, për të mbuluar barkun.

Kodi i veshjes së mbrëmjes parashikonte të zezën si shenjë solidariteti me “MeTooo”, lëvizjen që mbështet aktoret e ngacmuara seksualisht.

Por Kate nuk është pjesë e spektaklit dhe një zgjedhje e tillë, do të thoshte shkelje e protokolllit mbretëror.

Kjo pasi Kate nuk mund të marrë pozicionime politike në ceremoni publike, por në solidaritet me mbrëmjen, spikaste rripi i zi në fustan, shkruan noa.al.

Me varëse dhe vathë smeraldi, nëna e princit George dhe princeshës Charlotte, u shfaq mjaft e hijshme, duke rrëmbyer po aq vëmendje sa aktore të kalibrit të Angelina Jolie, Jennifer Lawrence dhe Salma Hayek. /a.y/noa.al