Transmetuar më 19-02-2018, 16:19

Ju tani ndoshta keni shumë njohuri për ciklin menstrual , si p.sh. sa shpesh ju vijnë periodat dhe sa të rënda janë ato. Kohëzgjatja e ciklit të femrave ndryshon dhe më e zakonshmja është diku midis 23 dhe 35 ditë. Ndryshimet në kohëzgjatjen e ciklit menstrual kanë më shumë gjasa të ndodhin gjatë fazës së ciklit përpara ovulimit (e cila quhet "faza folikulare"). Për shumicën e femrave, kohëzgjatja midis ovulimit (koha kur veza shkëputet nga vezorja) dhe periodave mujore është nga 12 deri në 16 ditë (kjo quhet "faza luteale").

Pse gjaku është më i errët në fund të periodave?

Pyetje e mirë! Ky është gjak që ka qëndruar për një kohë të gjatë në uterus, pra është gjak i vjetër nëse mund t’i referohemi kështu. Mos u shqetësoni është gjithçka e shëndetshme dhe normale.

Përse kam probleme me jashtëqitjen?

Kemi një përgjigje shkencore për këtë. Gjatë periodave në uterus ndodh diçka e cila njihet me termin prostaglandins, tërësia e kimikateve që janë përgjegjës për dhimbjet tona. Ata në një farë mënyrë shtrydhin muskujt e butë të uterusit dhe zorrëve, çka ndryshon mënyrën e funksionimit të tyre. Për disa gra kjo shoqërohet edhe me vjellje dhe diarre.

Kur jam me ato, pse dreqin jam kaq e ndjeshme?

Kjo gjendje ku humori jonë është në një lëvizje të pakapshme ulje- ngritëse njihet si Sindroma Para Menstruale (PMS). Për këtë përgjegjës kryesor është hormoni që prodhohet në vezore, estrogjeni.

Është normale të dalin masa xhelatinoze gjatë periodave?

Në fakt kjo i ndodh thuajse çdo femre. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar por nëse shikoni se keni hemorragji të lartë dhe sasi të tilla të ngurta e mira është të konsultoheni me një gjinekolog.

Nëse buzët e vaginës më dhembin gjatë menstruacioneve duhet të shqetësohem?

Kjo ndodh për shkakun se në muskujt tuaj vaginalë ka një presion të lartë gjaku, çka ju shkakton mosrehati në zonën e labias.