Transmetuar më 20-02-2018, 10:24

Merr kthesë të papritur procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit. Avokatët e tij, kanë hequr dorë nga marrja në pyetje e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryepolicit të Tiranës, Ardian Çipa.

Pala mbrojtëse kërkoi në seancën e sotme, ballafaqim tjetër mes biznesmenit Ylvi Beqja dhe dy avokatëve Nexhdet Kambo dhe Alban Qafa.

Ish-kryeminsitri Sali Berisha u thirr për t’u pyetur, pasi është i pari që foli publikisht për kërcënimin e ish-rektorit Dhori Kule, dhe kandidatit për rektor Mynyr Koni, i cili doli fitues në zgjedhjet për kreun e Universitetit të Tiranës.

Avokatët e Shullazit kërkuan thirrjen e Berishës i që të sqarojë deklaratat e tij se nga është informuar se kërcënimi është bërë pikërisht nga Shullazi. /a.y/noa.al